Kryetarja e LSI, Kryemadhi: Çdo votë për LSI e çon Ramën për skrap

Politikë | 6 vite më parë

Monika Kryemadhi iu kundërpërgjigj Edi Ramës se pas 25 prillit do ta dërgonte në azil pleqsh dhe do të kujdesej për të, duke kundërshtuar deklaratat se do ta çonte për skrap. Ndërsa pas disa orësh, Kryemadhi ka ndryshuar mendim, duke  ia rikthyer me të njëjtën monedhë kryeministrit se do të jetë vetë LSI-ja që do ta çojë për skrap.

Më tej ajo thekson se “Edi Rama jo vetëm nuk ka asnjë plan që i shërben shqiptarëve, por siç po e shikoni gjithmonë dhe më qartë, e vetmja strategji e tij mafioze dhe politike është thjesht dhe vetëm goditja e LSI. Nuk jep llogari as për papunësinë, as për koston e lartë të jetesës, as për shpopullimin dhe mungesën e perspektivës tek të rinjtë. Të gjitha dështime dhe përgjegjësi e tij”.

“Ndaj është fare e qartë, kush nuk do që Edi Rama dhe Rilindja e tij e vdekur të vazhdojë të rrijë si kufomë e pakallur në pushtet, siç tha po vetë, deri në 2030, të votojë më 25 prill Lëvizjen Socialiste për Integrim! Kush kërkon rotacion për ndryshim cilësor dhe do të jetë i sigurt për këtë rotacion të votojë më 25 prill LSI! Sa më e madhe LSI, aq më e sigurt dhe aq më i shpejtë fundi i tij. Aq më i shpejt ndryshimi cilësor që sjell shpresë, punësim dhe mundësi për mirëqenie. Çdo votë për LSI është votë e sigurt për çuarjen e Ramës për skrap”, u shpreh kryetarja e kësaj partie.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme