Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi: Rama po mban peng të ardhmen

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim, me një grup të rinjsh, të cilët votojnë për herë të pare. Zonja Kryemadhi u shpreh në këtë takim se “kryeministri Rama po mban peng të ardhmen”. Kryetarja e LSI-së, shtoi në fjalën e saj se “shqiptarët janë kthyer në makthin e kryeministrit”.
“Tek vija rrugës, dëgjoja kryeministrin e famshëm që thoshte Mona, Luli, Meta, Mona, Luli, Meta, sepse në fakt ai nuk e ka frikën me ne. Ai e ka frikën me ju. Ai ka frikë nga ju, sepse ka 8 vite që ju ka gënjye. Ai ka frikë nga incerenatori i Elbasanit, sepse në vend që të hapte punë, në vend që të krijonte mundësi punësimi dhe zhvillimi për Elbasanin, ai hapi një gropë plehrash. Ai ka frikë nga bizneset e Elbasanit, të cilat janë mbyllur çdo ditë. Ai ka frikë nga gratë naftëtare në Ballsh, të cilave u ka vjedhur pagën e 20 muajve dhe vazhdon t’i vjedhë edhe minutat e jetës së tyre. Ai ka frikë nga mjekët, nga infermierët. Ai ka frikë nga një grua që qesh në mes të rrugës dhe e arreston. Ai ka frikë nga mësuesit. Por mbi të gjitha ka frikë nga ju. Sepse ju jeni makthi i tij, frika e tij. Sepse vota juaj në 25 prill do të jetë një votë, e cila do ta dërrmojë atë, jo për Edi Ramën si Edi Ramë, sepse ai është i vogël, si një mizë që shkelet me këmbë, por për fenomenin Edi Rama, që merr peng të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, që merr peng të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve” – tha zonja Kryemadhi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




