Kryevepra e Pikasos do të shitet për më shumë se 120 milionë dollarë në ankand

Kulturë | 3 vite më parë

Një kryevepër e Pikasos me titull “Femme à la montre” pritet të arrijë më shumë se 120 milionë dollarë kur të dalë në ankand këtë vjeshtë.

Piktura në vaj e vitit 1932 do të jetë në një ankand në “Sotheby’s” në Nju Jork në nëntor, kur koleksioni i Emily Fisher Landau do të dalë në shitje.

Vepra, e cila ka përmasa 130 x 96.5 centimetra, përshkruan të dashurën e Picasso-s dhe “muzën e artë” Marie-Thérèse Walter, e cila u shfaq në shumë nga portretet e tij.

“Femme à la Montre” e Picasso-s është një kryevepër. E pikturuar në vitin 1932 ‘annus mirabilis’ e Pikasos është pasionante, por në të njëjtën kohë konsiderohet e mrekullueshme. Ngjyrat e tij të guximshme këndojnë nga kanavacja .”, tha në një deklaratë Julian Dawes, kreu i Sotheby’s i Artit Impresionist dhe Modern.

Picasso u takua për herë të parë në Paris në 1927 kur ajo ishte 17 vjeç dhe ai ishte ende i martuar me gruan e tij të parë, Olga Khokhlova, një balerinë ruso-ukrainas. Walter do të bëhej frymëzim për disa nga kanavacat, vizatimet dhe skulpturat e tij më të kërkuara./CNN/

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme