“Kujdesu për shëndetin mendor”/ Urdhri i Psikologut kërkon shtim të shërbimeve

1 në 8 persona jeton me çrregullime të shëndetit mendor. Të dhënat e referuara nga OBSH tregojnë se realiteti pas pandemisë është përkeqësuar edhe më shumë sidomos tek adoleshentët.
Të dhënat e përditësuara dalin pas 21 vitesh pa studime të mirëfillta ndërkohë që pandemia ka rritur ndjeshëm numrin e personave me çrregullime të ankthit dhe depresionit me rreth 28% . Pasojat e kësaj sëmundjeje të shtuar po përkthehet në më shumë ngjarje të rënda.
Urdhri i Psikologut konstaton me shqetësim rritje të presionit emocional në shoqërinë shqiptare ndërsa vendosja e diagnozës ka degjeneruar si mall që blihet në rrjetet sociale për shkak të stigmës dhe abuzimit nga pseudo-mjekë.
Me thirrje “Stop diagnozave në rrjetet sociale”, “Kujdesu për mendjen dhe emocionet”, “Xanaxi nuk është paracetamol”, “Shtoni shërbimet” etj, psikologët kërkuan vëmendjen e qytetareve por edhe të shtetit për shtimin e shërbimeve.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




