Kukan, mik i vyer i shqiptarëve, parlamenti mban një minutë heshtje

Politikë | 5 vite më parë

Parlamenti shqiptar ka mbajtur të enjten një minutë heshtje në respekt të kujtimit të ish eurodeputetit Eduard Kuka, i cili u nda të mërkurën nga jeta.  

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Kukan ishte një mik i vyer për shqiptarët.

“Mbrëmë është larguar nga jeta një mik i vyer i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Që nga viti 2009 ai ka qenë bashkëkryetar i stabilizim asoocimit” tha Balla.

“Është në nderin e këtij Kuvendi për të nderuar këtë mik të shenjtë të Shqipërisë dhe Kosovës.” tha kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla.

Ish-eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan u nda nga në moshën 82-vjeçare. Ai ka qenë një mbështetës në Parlamentin Evropian i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme