Kukës, rritet interesi për kontrollin shëndetësor

Sociale | 3 vite më parë

 

Gjatë këtij viti interesi për kontrollin shëndetësor në qarkun Kukës është rritur. Sipas të dhënave në këto 10 muaj janë realizuar 5800 kontrolle. 

Në këto 10  muaj check up  është kryer në masën 111%, thotë për RTSH Hasan  Halilaj drejtor i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas tij interesi po vjen gjithnjë duke u shtuar. Banorët po ndërgjegjësohen falë dhe punës bindëse të personelit shëndetësor. 

Kontrollet mjekësore prej disa viteve  kryhen falas në qarkun  Kukës. Ato realizohen per grupmoshat 40-70 vjeç, thuajse në çdo qendër shëndetësore, ndërsa  në çdo rast tjetër është makina lëvizëse që shkon edhe në fshatrat më të largët.  

Gazetare B. Gërmizi

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme