Kundërshtojnë pasaportën e vaksinës, protestuesit gjakosin policët në Londër

Botë | 6 vite më parë

Tetë efektivë policie mbetën të plagosur pasi protestues të shumtë i goditën me sende të forta dhe shishe gjatë një proteste në rrugët e Londrës të personave që kundërshtojnë vendosjen e pasaportave të vaksinave.

Bashkë me mijëra protestues ishin edhe prezantuesi televiziv Beverly Turner dhe dy kandidatë për Bashkinë e Londrës, Piers Corbyn dhe Laurence Fox. Demonstruesit kundërshtuan me forcë policët që u përpoqën t’i shpërndanin, kryesisht në “Hyde Park”.

Fotot e publikuara në mediat britanike tregojnë efektivë të gjakosur. Një zëdhënës i Policisë tha se dy efektivë u dërguan në spital për trajtime të mëtejshme. Në total u arrestuan 7 protestues.

Edhe pse Mbretëria e Bashkuar ka lehtësuar masat anti-covid, përsëri distancimi social dhe maskat mbrojtëse janë në fuqi.

Edhe deputetët e Partisë Konservatore në pushtet nuk kanë shprehur mbështetje ndaj nismës së vaksinave, por ministrat e kabinetit Johnson e shohin si rrugën e duhur për të ndjekur për rikthimin në normalitet./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme