Kupa e Shqipërisë, Vukiçeviç i qartë me objektivin

Kupa e Shqipërisë | 4 vite më parë

Ditën e hënë, Laçi luajti ndaj Devollit në transfertë në raundin e 1/16 të Kupës së Shqipërisë. Ekipi kurbinas fitoi me shifrat 0-2 dhe padyshim që ky sukses ishte një lloj oksigjeni për ekipin, kjo pas shumë problemeve që ka në kampionat. Trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç, do të shprehej pas ndeshjes.

“Në këtë përballje u munduam t’i jepnim hapësirë lojtarëve që nuk kanë zhvilluar shumë minuta. Ky sukses është ndryshe nga një ndeshje e kampionatit. Vitin e kaluar ishim në finalen e Kupës dhe duam që këtë vit të arrijmë në finale”

Ndeshja e dytë mes Laçit dhe Devollit do të luhet më datë 12 tetor dhe padyshim që për ekipin kurbinas pritet të jetë thjesht një formalitet kualifikimi, kjo pas fitores në ndeshjen e parë me shifrat 0-2.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme