Kupa e Spanjës: Barcelona përmbys në shtesë Seviljen

Spanjë | 6 vite më parë

Kupa e Spanjës, një tjetër ekskluzivitet i spikatura sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar ka njohur të mërkurën finalisten e saj të parë dhe ajo është Barcelona, e cila është gjithashtu edhe skuadra që e ka fituar më shumë herë këtë trofe.

Katalanët kanë kapërcyer atë humbje 0-2 në pësuar në fushën e Seviljes në ndeshjen e parë, duke fituar me rezultatin 3-0, por vetëm pas kohëve shtesë, në takimin që erdhi drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport. Në fakt, Barcelona e gjeti golin pas vetëm 12 minutash lojë, me anë të Dembelesë. Me këtë epërsi minimale të vendasve do të mbyllen 45 minutat e para, por Barcelona do të vuajë.

Së pari kur Sevilja do të fitojë dhe do të shkojë dëm një 11-metërsh në të 73-tën, por edhe deri në minutën e fundit të shtesës së kohës së rregullt, për të gjetur golin që do ta çojë ndeshjen në dy pjesët shtesë nga 15 minuta secila. Dhe në pjesën e parë shtesë katalanët do të  gjejnë edhe golin e 3-të, gol që do të sigurojë kualifikimin e Barcelonës në finale.

Aty ku katalanët do të përballen me fituesen e çiftit Levante-Atletik i Bilbaos, që luajnë të enjten në mbrëmje ndeshjen e kthimit, që gjithashtu do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 21:00. Dueli i parë në Bilbao është mbyllur në barazim 1-1.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme