Kurti në Tiranë: Synojmë votën e pakënaqurve. Do të forcojë marrëdhëniet me Tiranën zyrtare!

Politikë | 6 vite më parë

Kyetari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti u shfaq sot përkrahë kandidatit për deputetë të qendrës së VV në Tiranë, Bojken Abazi. Kurti, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit të Kosovës, tha se do të forcojë marrëdhëniet me Tiranën zyrtare. “Unë do të kem marrëdhënie më të mira që ka pasur ndonjë kryeministër me Tiranën Zyrtare me Kosovën e pas luftës”,tha ai.
Ndërsa shprehu vlerësimet me të larta për kandidaturën e Bojken Abazit, Albin Kurti tha se qendra e VV në Tirane synon të marrë votën e shqiptarëve të pakënaqur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. “Mbushen 15 vjet që njihem me Bojken, është aktivist i pathyer është i pakorrutuar, shqiptarët kanë nevojë për ndryshime edhe në Kosovë edhe në Shqipërisë. E njoh më mirë se familja e tij, sfidat që kemi kaluar në Kosovë e kanë kalitur që ta përfaqësojë qytetari këtu në Kuvendin e Republikës si pak kush më parë në Shqipërinë, që ende nuk po e përmbyll tranzicionin. Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e shqipërisë dhe e jona, ne nuk i dallojmë ata”, u shpreh Kyetari i Lëvizjes Vetvendosje, Albin Kurti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme