Kurz uron Ramën për zgjedhjet: Mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit. Në urim Kurz thekson se do të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. “Urime Edi Ramës për fitoren e zgjedhjeve parlamentare përsëri. Austria pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë COVID19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE për t’i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit”, ka shkruar Kurtz.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




