Kush po e “ushqen” rritjen e ndërtimit?

Ekonomi | 3 vite më parë

Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të vitit vlerësohet me një rritje prej 2,72 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022. 

Dy ndër degët e ekonomisë të cilat kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në rritje janë aktiviteti i pasurive të paluajtshme i cili edhe kryeson listën me 0.62% dhe ndërtimi me +0,42 pikë përqindje.

Por cilët janë kategoritë që po ushqejnë trajektoren pozitive të ofertës?

“Vihet re se ka një kërkesë të madhe lidhur me ofertën. Element ndikues janë edhe të huaj shqiptarë. Ndërsa të huajt blejnë më shumë në zonën bregdetare sesa në Tiranë”, tha eksperti i Tregut Imobiliare, Lefter Sila.

Nga ana tjetër një kategori e cila sjell një numër të madh transaksionesh në zyrat imobilare janë edhe dhënia me qira e apartamanteve.

Sipas Erion Harizaj, Kryetar i Bordit të Shoqatës së Ndërtuesve, “kjo ecuri pozitive përgjatë fillim vitit po influencohet edhe nga ndërtimi në zonat rezidenciale brenda dhe jashtë kryeqytetit”.

Nga ana tjetër bregdeti po merr shume zhvillim pasi blerësit këtë e shikojnë si një mundësi shumë të mirë për të investuar.

Blerësit në zonat rezidenciale bregdetare në pjese e konsiderueshme e janë shtetas të huaj çka ka sjellë një rritje të kërkesës për apartamente.

Gazetar: Omer Saraçi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme