Kushtetuesja bëhet funksionale, OSBE: Lajm fantastik

Politikë | 6 vite më parë

OSBE ka reguar për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetues me emërimin e  anëtarit të 6-të të saj, Përparim Kalo. OSBE e cilëson lajm fantastik, ndërsa shkruan në latinisht ‘Ad Majora’ një frazë e përdorur si dëshirë për të arritur rezultate gjithnjë e më pozitive në punën e dikujt. “Zgjedhja e Përparim Kalos anëtar i Gjykatës Kushtetuese është një lajm tjetër fantastik dhe një hap themelor. Për herë të parë, në mbi dy vjet e gjysmë, Gjykata do të ketë kuorum, duke bërë të mundur funksionimin e saj. Urime, gjykatës Kalo për zgjedhjen Tuaj dhe ad majora!” – ambasador Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme