Kuvend, Bardhi: Të raportojë KLSH, ka denoncuar aferat korruptive. Shalsi: S’ka nevojë për avokatinë tuaj

Politikë | 2 vite më parë

Kërkesa e KLSH-së për shkarkimin nga detyra të Mimoza Dhëmbi, drejtoreshë e Buxhetit dhe Borxhit Publik ka sjellë përplasje në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i grupit të PD, Gazmend Bardhi tha se është e papranueshme që KLSH të mos raportojë në Kuvend se mazhoranca kërkon arsye për shkarkimin e një punonjëse të administratës.

Po nga ana tjetër Eduard Shalsi, kreu i komisionit të Ekonomisë dhe Financave tha se kjo kërkesë është një precedent i ri që duhen arsye të argumentuara dhe se skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje nga KLSH.

Por deputeti Bardhi tha Komisioni i Ekonomisë të kalojë raportin ditën e sotme dhe më pas të kalojë në kuvend ditën e premte.

“Unë e kuptoj që veprimtaria e KLSH mund të ketë shqetësuar shumë kolegë në këtë sallë për shkak të shkeljeve të dyshuara korruptive. Ka qenë KLSh që ka denoncuar aferën e inceneratorëve, skandalin tek onkologjiku”, tha Bardhi.

Për Shalsin, KLSH nuk ka nevoja që PD t’i bëjë avokatin.

“Do të kishit kuptuar që në komisionin e Ekonomisë dhe Financave, një zonjë me emrin Mimoza Dhëmbi, që ka ndryshuar 16 ministra, drejtoresha e Buxhetit, për të cilën KLSH ka kërkuar shkarkim nga detyra. Është precedent i ri. Skandali i Onkologjikut është ende pa përgjigje, nëse ka kallëzim për këtë çështje. S’kemi përgjigje nga KLSH. Po hua përsëris; nuk ka nevojë KLSH për avokatinë tuaj”, tha Shalsi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme