Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri

Politikë | 4 vite më parë

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri.

Në nisje të seancës, kryeparlamentarja Lindita Nikolla u kërkoi deputetëve të ngrihen në këmbë dhe të mbajnë një minutë heshtje.

Ndërkaq, Shqipëria shpalli sot ditë zie kombëtare, ndërsa flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në shenjë solidaritetit për tragjedinë në Siri dhe Turqi.

Përgjatë fjalës së kryeparlamentares u ndërpre edhe energjia elektrike, teksa opozita është duke protestuar jashtë Kuvendit ndaj qeverisë së kryeministrit Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme