Kuvendi “në tym”, diskutime mes tensioneve. Nikolla: Garda të heqë flakadanët

Përsëritet skenari i opozitës në seancë plenare. Deputetët demokrat pasi kanë përmbysur karriget e kolegëve socialistë, para foltores së Kuvendit, për të mos lejuar funksionimin normal të seancës plenare.
Deputetët demokratë kanë ndezur sërish flakadanë në Kuvend, duke detyruar Kryeparlamentares Lindita Nikolla për t’i kërkuar Gardës të ndërhyjë për heqjen e tymueseve.
Ndonëse mes tensionesh, mazhoranca po vijon diskutimet për projektligjet e rendit të ditës.
Po opozita nga ana e saj është e vendosur të mos lejojë jetën normale parlamentare deri në plotësimin e kërkesave të saj: ngritjen e komisioneve hetimore, përfshirjen ne komisionin e reformës zgjedhore, mazhoranca të heq dore nga përfshirja në zhvillimet e brendshme të opozitës duke tentuar ajo të vendos kush është opozita.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




