Lakra e bardhë e Bushatit, prodhimi i mbarë, nuk mungon kërkesa nga blerësit

Bajram Zela nga fshati Bushat është në kulmin e punës. Është koha që ai të mbledhë lakrën e prodhuar në tokën e tij .
“Kultivojmë lakër, patate dhe qepe te thate”, thotë fermeri Bajram Zela.
Prodhimin e konsideron të mbare, dhe nuk ankohet për tregun e shitjes për shkak të cilësisë dhe kërkesës së vazhdueshme të blerësve .Për këtë sezon llogarit të shesë rreth 60 mijë kuintal lakër.
Për të pasur një rendimet sa më të mirë me rëndësi tregon fermeri është përzgjedhja e farës. Të gjithë punën në prodhimin e kësaj kulture bujqësore e ka realizuar vetëm me familjarët e tij. Në tregun agro-ushqimor të Kukësit gjatë kësaj periudhe po dominojnë prodhimet vendase.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




