Leclerc ndërron motor në Austin

Formula 1 | 4 vite më parë

Kanë nisur me probleme përgatitjet e Charles Leclerc për Çmimin e Madh të Amerikës. Piloti i Ferrarit do të zëvendësojë njësinë me djegie të brendshme të motorit të makinës së tij. E për këtë arsye do të penalizohet me 5 vende në nisje të garës. Kjo lëvizje e bërë nga fabrika e Maranellos nuk është bërë për arsye të besueshmërisë, por nga dëshira për të eksperimentuar për sezonin e ardhshëm.

Ndryshimet në njësinë e fuqisë së motorit, siç dihet, janë ngrirë nga rregullorja, kështu që ky te Ferrari nuk është një ndërhyrje apo një specifikim i ri në motorin e makinës së kuqe. Kujtojmë se deri tani FIA ​​lejon modifikime të motorëve të makinave, pasi ka rënë dakord me ekipet kur bëhet fjalë për përmirësime që përfshijnë besueshmërinë.

Ferrari, i cili këtë vit kishte probleme me menaxhimin e njësisë së fuqisë, është e kuptueshme që kërkon përmirësime në këtë sezon, në mënyrë që t’i shfrytëzojë në botërorin e 2023. Prandaj, zëvendësimi i njësisë endotermike në makinën e Leclerc në garën në Teksas duhet të lexohet si një çelës për të ardhmen në njëvendëshen e kuqe.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme