Lefter Koka reagon ndaj Kryemadhit: Falenderoj llogaritaren Mona, 25 prilli po vjen shpejt dhe furishëm

Politikë | 6 vite më parë

Ish-ministri i Mjedisit dhe ish-deputeti i LSI, Lefter Koka ka reaguar ndaj akuzave të lëshuara nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për çështjen e inceneratorëve. Në një reagim nëpërmjet rrjeteve sociale, Koka ironizon duke shtuar se llogaritare Kryemadhi nuk e kupton se çfarë ka folur në konferencën e sotme, duke shtuar se në vendimin e marrë qeveria ka zbatuar me rigorizitet procedurat, sipas standardeve ndërkombëtare.

“Falenderoj thellësisht llogaritare Monën (e cila në fakt nuk kupton se çfarë foli) që me letra dhe fakte i tregoi publikut dhe çdo shqiptari, se qeveria shqiptare ka çdo kapacitet dhe aftësi të ndjekë e zbatojë me rigorozitet proçedura sipas manualeve dhe standardeve ndërkombëtare! E dashur llogaritare Mona! Mos u bezdis! 25 Prilli do të vijë më shpejt dhe më furishëm nga sa ju pandehni!”, shkruan Koka.

Sulmet e Kryemadhit erdhën sot pasi Koka ka vendosur që të largohet LSI-së për t’u bashkuar Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, ku pritet të jetë pjesë e listës së socialistëve për qarkun e Durrësit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme