Leicester në finalen e FA Cup, e pret Chelsea

Në gjysmëfinalen e dytë të FA Cup, Leicester arriti të fitojë 1-0 përballë Southampton, të shënuar në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 55-të. Njeriu i ndeshjes është Iheanacho, një specialist në këtë kompeticion, me 14 gola në karriere, i cili në minutën e 55-të përfiton nga një aksion i Vardy dhe arrin të vendosë fatin e ndeshjes. Rreagimi i Shenjtorëve ishte i pasuksesshëm , u ndalën një hap larg finales.
Fillimi i ndeshjes është me një ritëm të ngadaltë, sikur në mendjet e lojtarëve në fushë mbizotëronte frika e kompromentimit të shpejtë të progresit në Kupë, në dëm të dëshirës për të vënë në vështirësi kundërshtarin. Dhe në fakt, pjesa e parë sheh vetëm një shans të madh, një goditje nga Vardy dhe delegon gjithçka për pjesën e dytë të lojës.
Dhjetë minuta pasi u kthyen në fushë, është njeriu i kësaj gare ai që dikton, në realizimin e 14-të të karrierës së tij – golashënuesi më i mirë që nga debutimi i tij në 2016. Vardy arratiset me shpejtësi dhe nuk vonon shumë që Iheanacho të gjejë rrugën e rrjetës. Adams dhe Diallo i afrohen menjëherë barazimit, duke vërtetuar se goli ka prishur ekuilibrin e vendosur më parë, por një çerek ore nga fundi është Maddison ai që dështon dy herë në goditjen e nokautit.
Shenjtorët, të cilët janë të zhgënjyer, nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të sigurojnë shpëtimin matematik në Premier League përpara se të mendojnë për pushimet e verës ose Kampionatin Europian në Qershor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




