Lejet e ndërtimit në Lezhë- sipërmarrësit kërkesë qeverisë: Jepni zgjidhje problematikës

Ekonomi | 3 vite më parë

Bllokimi i lejeve të ndërtimit prej 4-vitesh në Bashkinë Lezhë e ka dëmtuar këtë sektor. Shqetësimi është ngritur nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj.

Ai thotë se në emër të biznesit i është dërguar një shkresë së pushtetit vendor dhe atij qëndror, përmes së cilës kërkohet zhbllokimi i lejeve të ndërtimit. Kërkesën e bazojnë tek nevoja për zhvillimin e territorit.

“Rreth 70% e zonë është për ndërtim është e pandërtuar. Rritja e numrit të turistëve bën kërkesën e menjëhershëm për akomodim”, tha Palokaj.

Një tjetër shqetësim që ngre Paloka është ecuria e ngadaltë e studimeve zhvillimore. “Pjesa dërrmuese është pa studim. Priten të bëhen të reja por duket se është me hapa të ngadalta”, shtoi ai.

Burime nga bashkia Lezhë bëjnë me dije se plani rregullues është rishikuar sërish dhe Qeveria Shqiptare pritet të japë dritën jeshile brenda një kohe të shpejtë me qëllim zhbllokimin e lejeve të ndërtimit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme