Leverkusen në vend të parë, Bayern ngadalëson ritmin

E shtuna në Bundesligë sheh Bayer Leverkusen të vetëm në epërsi pas suksesit ndaj Mainz. Barazimi i vështirë për Bayern kundër Leipzig, ndërsa Union Berlin bie përsëri, duke u mposhtur nga Heidenheim-in dhe tani në 4 humbje radhazi. Në ndeshjet e tjera, fitore për Shtutgartin dhe Ëolfsburgun, të cilët mundën përkatësisht Këlnin dhe Eintrachtin.
Bayern Leverkusen rrëmben vendin e parë në renditje duke mposhtur Mainzin 3-0 me autogolin e Van de Berg dhe golat e Grimaldo dhe Hofmann. Skuadra e Xabi Alonso arrin fitoren e dytë radhazi dhe arrin në 16 pikë.
Gola dhe spektakël në ‘Red Bull Arena’ në Leipzig me skuadrën vendase që kalon në epërsi 2-0 në pjesën e parë ndaj Bayern falë një-dy të Openda dhe Lukeba që ngriu Tuchel. Në pjesën e dytë gjithçka ishte ndryshe: Kane përgjysmoi me një penallti dhe Sane barazoi rezultatin, përfundon 2-2. Kampionët në fuqi ngjiten në vendin e tretë me 14 pikë, ndjekur nga afër nga skuadra e Rose që ngjitet në 13 pikë.
Shtutgarti vazhdon të befasojë, duke mposhtur 2-0 Këlnin dhe ka gjetur fitoren e katërt radhazi. Skuadra e Hoeneb është befasia e këtij fillimi të Bundesligës: pas gjashtë javësh ka 15 pikë, aktualisht në vendin e dytë. Eintracht Frankfurt vazhdon të zhgënjejë: pas katër barazime radhazi ata humbën 2-0 kundër Ëolfsburg (një dopietë nga Wind). Goditje në transfertë për Borussia Moenchengladbach që mundi 3-1 Bochum. Skuadra e Seoane siguroi tri pikët që në pjesën e parë me një golin e Neuhaus dhe një dygolësh të Plea. Goditja e vendasve me Losilën ishte e kotë në 20′ para përfundimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




