Lezhë, kampet e emigranteve do të jenë shqetësim për turizmin

Aktualitet | 3 vite më parë

Ngritja e kampeve të refugjatëve në zonen e Lezhës mund të sjellë pasoja negative për turizmin, kryesisht në Shëngjin.

Shqetësimi është ngritur ngritur nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë Pashk Palokaj. Ai i tha RTSH se Shëngjini nuk mund të kthehet në preçedent për pritjen e përsonave nga bota e tretë, por nëse Qeveria ka vendosur diçka të tillë ata duhet të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë.

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë, parashikon ngritjen e dy qendrave për refugjatet në zonen e Lezhës.

Pika pritëse do të jetë në portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë 35 km më larg në strukturen për akomodim që do të ngrihet në Gjadër. Atje emigrantët do të qëndrojnë deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil.

Sipas njoftimeve të deriatnishme bëhet fjalë për akomodimin e rreth 3000 emigrantëve.

( Gazetare Amela Koçerri )

( rtsh.al / 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme