Librat në bibliotekat e shkollave, Kushi-botuesve: Deri më 5 shtator të dorëzohen listat me tituj

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me rrjetet profesionale të mësuesve dhe shoqatat e botuesve prej muajsh po punojnë për hartimin e listës me tituj librash që do rekomandohen për të qenë pjesë e bibliotekave në shkolla.

Ministrja Kushi bëri me dije se afati për sugjerimet për listën paraprake është deri në 5 shtator, ndërsa ka kërkuar nga botuesit, dërgimin zyrtarisht të të drejtave të autorëve për titujt.

“MAS në bashkëpunim me rrjetet profesionale të mësuesve  dhe me shoqatat e botuesve, prej disa muajsh po punon për hartimin e listës me titujt e librave që do të rekomandohen për t’u përfshirë në fondin e bibliotekave të shkollave.

Ky proces ka për qëllim jo vetëm që nxënësit dhe mësuesit të kenë në shkollat e tyre titujt që u nevojiten për realizimin cilësor të programit mësimor, por edhe  libra që janë në përshtatje me grupmoshat e nxënësve dhe me përmbajtje formuese e edukative”, shkruan Kushi në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme