Libri vjen në shtëpi/ Biblioteka shëtitëse, shpërndahen tekste në fshatrat e Gjirokastrës

“Biblioteka Shëtitëse” është nisma e ndërmarrë nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi” në kuadër të tetorit të letërsisë në Gjirokastër.
Libra nga fondi i bibliotekës për fëmijë “Tasim Gjokutaj” duke nisur nga dita e sotme kanë filluar të shpërndahen në shkolla të ndryshme të fshatrave duke iu dhënë mundësinë fëmijëve të përzgjedhin mes titujve të rinj.
Ishin nxënësit e shkollës së fshatit Asim Zeneli që përfituan të parët duke u çelur edhe kartelat e para të “Bibliotekës Shëtitëse”.
“Mua me pëlqejnë libra, unë kam lexuar shumë libra dhe sot po na duket shumë e bukur që kanë sjellë libra nga biblioteka e fëmijëve”, tha një nxënës.
“Unë kam zgjedhur librin ‘Iliada’ me pëlqen shumë që e zgjodha më duket shumë interesant dhe më pëlqen shumë biblioteka duke sjellë libra tek ne që të arsimohemi dhe të argëtohemi”, thotë një nxënës tjetër.
”Kjo nismë është e fokusuar më tepër në fshatrat e Gjirokastrës të cilët e kanë më të vështirë të bëhen pjesë e bibliotekës tonë dhe me këtë rast menduam që herë pas here të organizojmë ‘Bibliotekën Shëtitëse’,” tha Arlisa Gushi, instruktore ne QKF.
Aktiviteti i radhës nga Qendra Kulturore “Fato Berberi” do të jetë “Miku i vogël i librit”.
Gazetare: Y. Ponde
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




