Lirimi i protestuesve, Bardhi: Policët që ushtruan dhunë janë identifikuar, do mbajnë përgjegjësi

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka bërë me dije për mediat se ka bërë ankim në AMP në lidhje me tre efektivë policie, për të cilët pretendon se kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve të opozitës më 20 shkurt.

Pas vendimit për lirimin e 4 protestuesve të ndaluar, Bardhi u shpreh për mediat se secili prej policëve është identifikuar dhe do duhet të mbajnë përgjegjësi personale.

“Secili prej tyre është identifikuar me emër dhe mbiemër. Nëse dhunon në shkelje të ligjit për urrejtje politike, përdor uniformën e policisë për të ushtruar dhunë, do duhet të mbash përgjegjësi edhe personale.  

Janë tre punonjës, dy të cilët kanë qenë pjesë e shoqërimit dhe një i cili ishte i pranishëm në komisariat”, tha Bardhi.

Pak më parë Gjykata liroi katër protestuesit e opozitës që morën pjesë në tubimin e 20 shkurtit para Kryeministrisë ku hodhën shashka dhe molotovë. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme