Lirohen nga detyra Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bici, Balluku: Do mbajnë pozicione të rëndësishme ditët në vijim

Politikë | 4 vite më parë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë ka bërë me dije se janë liruar nga detyra dy zëvendësministra. Balluku tha se është liruar nga detyra zv.ministri i Infrastrukturës Ardi Veliu dhe zv.ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici.

Balluku theksoi se Veliu dhe Bici do të caktohen në pozicione të rëndësishme në ditët në vijim.

“Në mbledhjen e sotme morëm vendimin për lirimin nga detyra i zv.ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë  Ardi Veliu dhe zv.ministres së Mbrojtjes Dallëndyshe Bici. Dua t’i falenderoj për punën që kanë bërë. Dua t’iu informoj se do kenë detyra të rëndësishme në ditët në vazhdim për ta. Do të mbajnë pozicione kycce që janë të nevojshme në mbarëvajtjen e punës në Republikën e Shqipërisë”, tha Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme