Listat/ Ambasadorja Kim: Mos u habisni nëse kandidatët për deputetë s’kualifikohen, Sekretari i SHBA foli për 3 emra

Kronikë | 6 vite më parë

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, pas takimeve politike në Elbasan dhe me qytetarët ka folur për mediat duke dhënë mesazhe të drejtpërdrejta për KQZ-së, që largojnë nga gara kandidatët me probleme dhe me rekorde kriminale. Ajo deklaroi se SHBA i ka të qartë pritshmëritë dhe se liderët politik duhet të marrin përgjegjësitë. Në komunikimin për mediat zonja Kim theksoi se “kjo nuk është dëshirë e SHBA-ve që nuk pëlqen njërin apo tjetrin”.

“Kjo është një javë e rëndësishme se partitë politike kanë dorëzuar listën me kandidatët. Në të shkuarën mendoj se gara në qytetin e Elbasanit ka qenë shumë e rëndësishme, prandaj mendova se kjo do të ishte koha e mirë për të ardhur, për ta parë vetë situatën dhe për të takuar disa nga udhëheqësit dhe njerëzit këtu. SHBA kanë qenë shumë të qarta lidhur me pritshmëritë tona për kandidatë të pastër, është thelbësore që drejtuesit politik të marrin përgjegjësi që të sigurojnë që listat e tyre të jenë në përputhje me ligjin shqiptar, duke marrë në konsideratë të gjitha ato përcaktime të bëra nga SHBA, të cilat kur merren vendimet nuk merren lehtësisht. Disa mund të thonë se po ai është i paracaktuar nga ligjet e SHBA, por nuk është i dënuar dhe në fakt, njerëzit me logjikë të thjeshtë do ta kuptoni se është një fakt, sepse nuk mungojnë faktet, por për shkak të mungesën së ligjit shqiptar. Nuk ka të bëjmë se SHBA, me pëlqime apo do apo nuk do njeri, por ka të bëjë me ligjet. Dhe gjithashtu kjo ka të bëjë në lidhe me faktin se sekretari i shtetit ka hulumtuar e informacioneve se ky person përbën kërcënim për sigurinë, ka ardhur koha që votuesi shqiptar të mendoj nëse përbën kërcënim për ata. Janë tre persona që sekretari i SHBA ka përmendur, s’kam për t’i përmendur emrat e tyre me gojë, mund t’i shihni dhe i gjeni. Sa i përket listave më lejoni të them, sikurse e kemi thënë më herët këndvështrimi i SHBA është shumë i qartë e ndoshta jo shumë diplomatik. Mendoj se partitë e kanë marrë në konsideratë, jo të gjitha, por pjesë më e madhe e tyre. Tashmë këto janë në KQZ dhe është detyrë e tyre, por e prokurorëve që të bënë shqyrtimin e kandidatëve. E pas këtij procesi, nëse disa prej disa kandidatëve mund të klasifikoheshin, por këtu qëndron fuqia përfundimtare tek votuesi”, theksoi ambasadorja. 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme