Egnatia, në raundin e dytë të Champions League

UEFA Champions League | 3 muaj më parë

Egnatia ka siguruar kalimin në raundin e dytë kualifikues në Champions League pas fitores 6-1 përballë Petrocub të Moldavisë, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, një paraqitje plotë autoritet në ndeshjen e kthimit në “Egnatia Arena” për  kampionët e Shqipërisë, që nuk e vunë  për asnjë sekond në dyshim kualifikimin duke arritur rezultatin e përgjithshëm 7-2.

Rrogozhinasit kaluan në avantazh që në minutën e dytë me anë të Bitrit, ndërsa Albanese dyfishoi shifrat në minutën e 31-të me anë të Albanese. Autogoli i Platika mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0.

Në pjesën e dytë Yago në minutën e 59-të kompletoi “pokerin”, ndërsa moldavët reaguan duke shënuar me anë të Rotaru në minutën e 63-të.

Në vazhdim, Bakayoko 84’ dhe Gruda 90’ kompletuan suksesin e thellë të rrogozhinasve 6-1(rezultati i përgjithshëm 7-2).

Egnatia vazhdon më tej, në raundin e dytë të Champions League ku e pret skuadra sllovene e Celje.

EGNATIA-PETROCUB 6-1

Shënues: Bitri 2′, Albanese 31′, Platika 44′(autogol), Yago 59′, Bakayoko 84′, Gruda 90’/Rotaru 63′

87’ – Lupan godet rrezikshëm në drejtim të portës rrogozhinase, por Dajsinani është në vendin e duhur, duke evituar rrezikun me pritjen e tij.

84’ – Goooool! Bakayoko ka shënuar pas një aksioni model të skuadrës rrogozhinase.

63’ – Gol! Petrocub arrin të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Rotaru. Fillimisht u anulua për një pozicion jashtë loje, por ndërhyrja e VAR e bëri golin të vlefshëm.

61’ – Bakayoko i afrohet golit në dy tentativa, fillimisht ndalet nga portieri e më pas nga shtylla.

59 ‘ – Goooool, Yago. Egnatia nuk përmbahet, shënon dhe golin e katërt.

56’ – Kapiteni i skuadrës moldave, Jardan godet bukur me të djathtën, por shtylla i ka thënë jo.

54’ – Yago goditi fuqishëm nga distanca, por Avram pozicional arriti të presë topin.

Mbyllet pjesa e parë në “Egnatia Arena”, rrogozhinasit në avanantazh 3-0 me golat e Bitrit 2′, Albaneses 31′, Platika 44′(autogol)

47’ – Egnatia humbet një tjetër mundësi për gol, Bakayoko shërbeu saktë për Albanese, por goditja e këtij të fundit përfundoi jashtë.

44’ – Egnatia ka shënuar dhe golin e tretë. Pas ekzekutimit të një goditje këndi, Platika ka shkaktuar autogol.

39’ – Albanese provon përsëri me një goditje, por pa arritur të kordinohet si duhet, duke finalizuar jashtë kuadratit.

31’ – Gooooool! Albanese ka dyfishuar shifrat me një goditje të saktë nga distanca, 2-0 për Egnatian.

27’ – Bitri shfaqet përsëri rrezikshëm pas ekzekutimit të një goditje këndi, por gjuajtja e tij me kokë është ndalur nga shtylla.

20 ‘ – Puskas ekzekuton rrezikshëm një goditje dënimi, por Dajsinani tregohet i vëmendshëm duke larguar topin në goditje këndi.

13’ – Loukili ka një mundësi të mirë për të rrezikuar portën e Petrocub, por e lëshon topin më shumë se sa duhet, duke i dhënë mundësi prapavijës kundërshtare të evitojë rrezikun.

4’ – Albanese provon me një gjuajtje nga distanca, por është qëndrore, e lehtë për portierin Avram për ta zotëruar.

2’ – Goooool, Egnatia kalon në avantazh. Pas ekzekutimit të një goditje këndi, Bitri i ndodhur brenda zonës, ka devijuar saktë në drejtim të portës, 1-0.

Ka nisur sfida në “Egnatia Arena”, rrogozhinasit sfidojnë Petrocub në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme