Liverpool, Klopp: Rruga është e gjatë, duhet qetësi

Angli | 6 vite më parë

Liverpool, që po lufton në kampionat, pa fitore në katër ndeshjet e fundit, nuk e shqetëson shumë trajnerin gjerman Juergen Klopp, siç shpjegoi në prag të ndeshjes kundër Burnley.

“Dikush duhet të jetë i qetë në këtë situatë, nuk është një katastrofë – tha trajneri i kampionëve në fuqi -. Ne nuk jemi perfekt, por pashë shumë shenja të mira përsëri në ndeshjen me United dhe nëse do kishim fituar, të gjithë do i kishin pare”, shtoi ai, duke iu referuar të dielës së kaluar 0-0.

Liverpool është i katërti në renditje, -4 pas liderit Leicester, por me një ndeshje më pak, dhe gjithashtu pas dy skuadrave të Mançesterit, të cilat nga ana tjetër kanë ndeshje për tu kapur dhe të dy do të jenë në fushë sonte.

 Me më shumë se gjysmën e sezonit për të luajtur, Klopp ende e sheh kampionatin shumë të hapur: “Të gjitha ekipet tashmë kanë pasur një rënie të vogël herët a vonë. Disa e kanë kaluar atë, të tjerët janë gati ta bëjnë tani. Kjo është situata. – tha ai -. Unë e kuptoj plotësisht nevojën për të folur gjatë gjithë kohës, por ne nuk mund ta ndryshojmë situatën brenda një minute”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme