Liverpool, Klopp: Vetëm City mund të qëndrojë në krye për shumë

Nuk ka kohë për të vajtuar humbjen ndaj Chelsea, Liverpool do të kthehet në fushë të dielën. Të kuqtë do të përballen me Fulham në Anfield. Lidhur me situatën aktuale, Jurgen Klopp tha: “Kampionati ku është më e vështirë të qëndrosh në krye për një kohë të gjatë është në Angli, një ekip që mund të qëndrojë më gjatë është Manchester City, të tjerët duhet të luftojnë të gjithë”.
Dhe vazhdon: “Të përfundosh i dyti ose i treti në një vit që nuk është i përsosur do të ishte mirë. Situata jonë, mendoj se jemi dakord, është me të vërtetë e çuditshme, për sa i përket dëmtimeve. Na është dashur të ndryshojmë shumë”.
Situata me Salah: “Unë jam i lumtur kur djemtë e mi janë të zhgënjyer me zëvendësimin, nuk është problem. Nuk pashë atë që bëri Salah. Mund të kisha zëvendësuar lojtarë të tjerë, por në atë moment më dukej se ai kishte humbur intensitetin dhe unë nuk doja ta rrezikoja”.
“Unë e njoh Salah për një kohë të gjatë dhe zakonisht ai duket i freskët deri në fund. Nuk ishte më dhe mendova ta ndryshoja. Nuk doja ta rrezikoja”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




