Llokume me bajame, tradita përmetare dhe receta sekrete e trashëguar ndër breza

Përmeti është i njohur në mbarë Shqipërinë e më gjerë për mikpritjen dhe gatimet tradicionale. Prodhimi I produkteve artizanale është një traditë e hershme e trashëguar brez pas brezi . Një ndër to është edhe llokumja e bajames, e cila është një traditë e artizaneve Përmetare që e kanë sjellë që nga shekujt e kaluar deri në ditët e sotme. Nuk ka festë pa prezencën e llokumes së bajames në tryezat Përmetare. Eftali Qerimi ka rreth 40 vite që e përgatit këtë produkt që personifikon gëzimet familjare.
“Nuk ka familje përmetare që të bëjë një festë familjare dhe të mos përdori llokumin e bajames”, tha artizania.
Artizania Përmetare na tregon procesi e përgatitjes se llokumes së bajames. Ajo thotë se duhen vetëm tre përbërës kryesor siç janë, bajamet, uji i trëndafilit dhe sheqerin pluhur.
“E valojmë ujin marrim bajamen e hedhim në ujë të nxehtë dhe pastaj e qërojmë një për një i thajmë dhe i shtypim bajamet sa nxjerrin vajin e tyre dhe marrim sheqerin pluhur”, tha artizania.
Në përgatitjen e kësaj ëmbëlsire, artizania cilëson më të vështirë procesin nxjerrjes së ujit të trëndafilit.
“Uji i trëndafilit ka shumë mundime duhet të ketë thesin lino, duhet të vlojë në prush”, tha artizania Eftali Qerimi.
Sipas gojëdhënave të paraardhësve të tyre llokumja e bajamtë dhe glikoja janë përdorur të dyja njëkohësisht nga gjyshet e nënat, dhe e njëjta gjë po praktikohet edhe në ditët e sotme.
Ky produkt i cili përdoret në çdo familje Përmetare vitet e fundit ka marrë përmasa të tjera përtej qytetit dhe zonës së Përmetit. Kjo jo vetëm për shijen e veçantë që ka, por edhe për vlerat e larta ushqyese. Siç e pohoj edhe Zonja Eftali Qerimi kjo traditë do vazhdoj për shumë gjatë, pasi gratë Përmetare këtë pasion për gatimet e zonës ua kanë mësuar edhe brezit të ri.
Gazetar E. Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




