Llorente e Correa “shpërthejnë” Granadan, Atletico +8

Barazimi në minutën e fundit kundër Celta Vigo ishte një rastësi dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm nga Atlético, i cili nuk e përsërit gabimin dhe fiton në Granada për +8 në renditje. Edhe nëse pjesa e parë e lojës nuk jep gola, Colchoneros flirtojnë shpesh dhe me dëshirë me zonën kundërshtare.
Skuadra përpiqet të “armatosë” Suarezin, gjithmonë i gatshëm për të goditur andaluzianët. Ndërsa Simeone prêt golin, Silva prêt gjithçka, edhe mundësinë më të mirë të ‘Pistolero’, kështu që Atletico duhet të presë pjesën e dytë.
Në minutën e 63-të është Llorente që shpërblen përpjekjet e madrilenëve me golin e shënuar. Por avantazhi do të zgjasë shumë pak, vetëm tre minuta, pasi vendasit arritën të barazojnë me Herrera.
Duket si një lojë e përhumbur, por në gjysmë ore rrota e fatit kthehet dhe një devijim kësaj radhe shpërblen Atlético, me goditjen e Correa që shfaqet pas prekjes së Vallejo për të mposhtur portierin. Fitorja e tetë radhazi në La Liga larg kryeqytetit për ekipin madrilen, pasi ata humbën vetëm ndaj kushërinjve të Realit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




