Lombardi, masat anti- Covid, gjobë deri 3000 euro kush shkel rregullat e largimit nga shtëpia

Botë | 6 vite më parë

Gjoba deri në 3000 euro për të gjithë personat të cilët  shkelin rregullat e largimit nga shtëpia pa pasur një arsye të rëndësishme në rajonin e Lombardisë, masa të cilat hynë në fuqi nisur nga dita e nesërme. Masat e reja përcaktojnë mungesën e lëvizjes nga ora 23:00 deri në 5 mëngjesit.

Shtetrrethimi në të gjithë Lombardinë fillon të enjten e 22 tetorit  deri në 13 Nëntor, nga ora 11:00 e natës deri në 5 të mëngjesit tjetër mund të lëvizni vetëm nëse e keni të domosdoshme për arsye pune, për shkelësit do të ketë gjoba 400 në 3 mijë euro. Urdhri, i vlefshëm deri më 13 nëntor 2020, u nënshkrua nga guvernatori Attilio Fontana dhe Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza .

Do të kërkohet një vetë-certifikim dhe sanksionet janë ato të parashikuara nga dekreti i 25 marsit të mbi urgjencën e Coronavirus. Vendimi për shtetrrethimin u mor pasi  ditët e fundit u shënua një rritje e konsiderueshme e rasteve të reja me Covid-19. Masa të tjera, të tilla si kufizimi i orarit për dyqanet e shitjeve me pakicë, të mesme dhe të mëdha jo-ushqimore, po ashtu edhe aktiviteteve argëtuese. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme