Londër, takim Blinken-Raab në kuadër të G7-s

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet sot në Londër me homologun britanik, Dominic Raab për takimin e parë të ministrave të Punëve të Jashtme të G7-s që prej fillimit të pandemisë, me temë kryesore rimëkëmbja ekonomike dhe lufta kundër kërcënimeve të reja.
E paduruar për të pohuar vendin e saj në skenën ndërkombëtare që nga largimi nga Bashkimi EUropian, Britania e Madhe do të presë samitin vjetor të G7 në Cornwall, në jug-perëndim të Anglisë, në qershor.
Kjo do të jetë vizita e parë e Joe Biden në Europë që nga zgjedhja e tij në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 2020, samiti i planifikuar në SHBA u anulua.
“Takimi i G7 këtë javë tregon se”Global Britain” mbledh demokracitë më të mëdha për të trajtuar sfidat e përbashkëta”, deklaroi në një deklaratë Dominic Raab.
“Ne do të reagojmë për të garantuar një akses të barabartë të vaksinave në të gjithë botën, për të vendosur objektivat globalë për arsimimin e vajzave dhe për të përcaktuar veprimet ambicioze përsa i përket ndryshimit të klimës dhe për të zhvilluar masat e reja për të luftuar kundër urisë.
Ky takim zhvillohet, ndërkohë që Britania e Madhe po përballet me një lumë kritikash për reduktimin e ndihmës ndërkombëtare.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




