Lufta Izrael-Gaza/ Hamasi raporton 241 të vdekur brenda 24 orëve

Botë | 3 vite më parë

Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, ka thënë se të paktën 241 persona janë vrarë në 24 orët e fundit, ndërsa operacioni ushtarak i Izraelit vazhdon në territor.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas e ka quajtur luftën një “krim të rëndë” kundër popullit të tij.

Shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi tha se konflikti me Hamasin do të vazhdojë edhe për “shumë muaj të tjerë”.

Izraeli ka deklaruar se ka goditur më shumë se 100 vende, mes raporteve për operacione të afërta tokësore në Gaza qendrore.

Lufta filloi më 7 tetor pasi Hamasi udhëhoqi një valë sulmesh vdekjeprurëse ndaj komuniteteve brenda Izraelit. Rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, u vranë. Rreth 240 persona u kthyen në Gaza si pengje dhe një numër prej tyre u liruan më vonë./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme