Lufta në Gaza, Kryqi i Kuq: Një tragjedi njerëzore po shpaloset para syve tanë

Botë | 3 vite më parë

Më shumë se një milion njerëz raportohet se janë zhvendosur nga luftimet në Gaza dhe situata po i afrohet me shpejtësi një fatkeqësie humanitare.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) ka bërë thirrje për mbrojtjen e civilëve në Gaza të bllokuar në luftime, pavarësisht nëse ata përpiqen të evakuohen ose qëndrojnë aty ku janë.

Kryqi i Kuq bëri të ditur se armiqësitë midis forcave izraelite dhe Hamasit po zhvilloheshin në zonat e populluara dhe rreth spitaleve.

“Një tragjedi e padurueshme njerëzore po shpaloset para syve tanë. Njerëz që hapnin dyert nga frika se mos vriteshin dhe duke u lutur për t’i ndihmuar të gjenin një vend të sigurt”, thuhet në njoftimin e Kryqit të Kuq.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq nënvizoi se Rripi jugor i Gazës – ku palestinezët po ikin për t’i shpëtuar luftimeve – nuk është “i pajisur” për valët e njerëzve që lëvizin atje, transmeton BBC News. 

Kryqi i Kuq shtoi se ndihma humanitare që hynte në zonë ishte “kryesisht e pamjaftueshme dhe refugjatëve” u mungojnë gjërat thelbësore si strehimi, ushqimi, uji dhe higjiena.

“Situata po i afrohet me shpejtësi një fatkeqësie humanitare”, bën të ditur Kryqi i Kuq.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme