Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon Kievin me dronë ‘kamikazë’, Zelensky: Po terrorizojnë popullatën civile

Rusia ka goditur Ukrainën në një valë sulmesh, duke bombarduar kryeqytetin, Kiev, me ato që duket të jenë drone “kamikaze” të prodhuara nga Irani. Infrastruktura kritike u godit në rajonet e Kievit, Dnipro dhe Sumy, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në qindra qytete dhe fshatra.
Të paktën tetë persona u vranë, ku katër viktima u regjistruan në Kiev dhe katër në Sumy. Në sulmin e fundit, 28 dronë shënjestruan kryeqytetin, por vetëm pesë goditën objektivat, sipas kryetarit të bashkisë, Vitaliy Klitschko. Ai i përshkroi sulmet si një “gjenocid të popullit ukrainas”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke i përshkruar sulmet si “terrorizimi i popullatës civile”, teksa theksa tha: “Armiku mund të sulmojë qytetet tona, por nuk do të jetë në gjendje të na thyejë”.
Ndihmësi presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak akuzoi Iranin si “përgjegjës për vrasjet e ukrainasve”. Disa ministra të jashtëm të BE-së, përfshirë Franca dhe Gjermania, po bëjnë thirrje për sanksione të reja kundër Iranit për furnizimin e Rusisëme dronë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se blloku do të hetojë pjesëmarrjen e Teheranit në konflikt.
Pavarësisht akuzave, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Nasser Kanani këmbënguli se vendi i tij nuk ishte një “palë në luftë”, duke shtuar: “Ne nuk kemi furnizuar me asnjë armë palët e luftës në Ukrainë”.
Rusia tha se kishte goditur objektet e komandës ushtarake ukrainase dhe sistemet energjetike “brenda 24 orëve” me armë me bazë ajrore dhe detare me rreze të gjatë./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



