Lufta në Ukrainë/ Rusia vendos rritjen e forcave të armatosura në 1.5 milion

Botë | 4 vite më parë

Moska po planifikon të rrisë forcat e saj të armatosura, duke akuzuar Perëndimin për “luftë me përfaqësues”, ndërsa pushtimi i Ukrainës po i afrohet njëmbëdhjetë muajve. Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi se presidenti Vladimir Putin kishte marrë një vendim për të rritur fuqinë e Forcave të Armatosura ruse në 1.5 milionë ushtarakë.

“Konceptualisht, Putin ra dakord me sugjerimet që u njoftuan nga ministria e mbrojtjes e vendit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Detajet e zgjerimit ushtarak ende nuk janë finalizuar.

Në shtator, Rusia kreu një mobilizim të pjesshëm të qytetarëve të saj pasi pësoi një sërë pengesash të mëdha në fushat e betejës në Ukrainë. Zyrtarët pezulluan mobilizimin në nëntor, duke përmendur se objektivi i draftit për të rekrutuar 300,000 personel ishte përmbushur./ CNN

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme