Lufta në Ukrainë/ Udhëheqësi i Kinës më `15 shtator takim me Vladimir Putin

Udhëheqësi i Kinës Xi Jinping do të takohet gjatë kësaj jave me Presidentin rus Vladimir Putin lidhur me luftën në Ukrainë. Xi fillon udhëtimin e tij tre-ditor në Kazakistan sot (14 shtator). Më pas ai do të takohet me Putin më 15 shtator në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand.
“Putin do të takohet gjithashtu me liderë të tjerë, përfshirë ata të Indisë, Pakistanit, Turqisë dhe Iranit – por takimi i tij me udhëheqësin e Kinës “është i një rëndësie të veçantë”, tha zëdhënësi i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.
Kina dhe Rusia kanë kërkuar prej kohësh të pozicionojnë SCO-në, të themeluar në vitin 2001 me katër ish-kombe të Azisë Qendrore sovjetike, si një alternativë ndaj grupeve shumëpalëshe perëndimore.
Vizita e Xi vjen mes një grupi të ri bllokimesh në Kinë, ku politika e tij zero Covid është ende në fuqi. Ndërsa pjesa tjetër e botës është hapur, duke mësuar të jetojë me virusin, Pekini vazhdon të mbyllë qytete dhe provinca të tëra sa herë që ka një rritje të rasteve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



