Lufta/ Raketa ruse godet qendrën e qytetit në Kostiantynivka, të paktën 16 viktima

Botë | 3 vite më parë

Një raketë ruse ka goditur një treg në qytetin Kostiantynivka të rajonit lindor Donetsk, duke vrarë të paktën 16 persona përfshirë një fëmijë. Lajmin e bën me dije kryeministri ukrainas Denys Shmyhal i cili e konsideroi sulmin si një nga më vdekjeprurësit në disa muaj.

Si pasojë e sulmit mbetën të plagosur edhe 28 persona të tjerë.

“Të gjitha shërbimet janë duke punuar. Zjarri është lokalizuar. Ne po ndihmojmë viktimat. Trupat ruse janë terroristë që nuk do të falen dhe nuk do të lihen në paqe. Do të ketë një ndëshkim të drejtë për gjithçka”, tha Shmyal.

Kostiantynivka është afër vijave të frontit rreth Bakhmut dhe shpesh e mbushur me personel ushtarak.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshkruar sulmin si “çnjerëzor të plotë”, duke thënë se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet. “Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi ai./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme