Lufta/ SHBA, ndihmë shtesë prej 21 mln dollarësh për Gazën

Botë | 3 vite më parë

Lajmin e bëri të ditur administratorja e USAID-it  Samantha Power gjatë një udhëtimi në Egjipt të martën. Sipas Powerit, ndihma parashikon mbështetje për sigurimin e furnizimeve thelbësore të higjienës dhe strehimit, ushqimit dhe asistencës së bazuar në treg për më shumë se 120,000 njerëz, mbështetje për të forcuar një spital fushor të drejtuar nga OJQ-të në Gaza që ofron kujdes spitalor.

Ky njoftim vjen atij të presidentit amerikan Joe Biden për 100 milionë dollarë ndihmë humanitare për Gazën më 18 tetor.

Power vizitoi El-Arish, Egjipt, për t’u takuar me zyrtarë lokalë dhe organizata humanitare egjiptiane dhe ndërkombëtare, sipas një njoftimi për shtyp të Ndihmës së SHBA.

Në kohën e vizitës së saj, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së (DOD) transportoi 36,000 paund ndihmë ushqimore dhe furnizime mjekësore nga Amman, Jordani, në El-Arish, me kërkesë të USAID-it, thuhet në njoftimin për shtyp.

Qyteti i El-Arish shtrihet afërsisht 28 milje nga vendkalimi Rafah që lidh Egjiptin me Gazën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme