Lufta/ Sulmet ajrore izraelite godasin Gazën ndërsa palestinezët kërkojnë siguri

Botë | 3 vite më parë

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 256 njerëz, duke përfshirë 20 fëmijë, dhe kanë plagosur 1,788 të tjerë në më pak se 24 orë

Një korrespondent i agjencisë palestineze të lajmeve WAFA raportoi se forcat izraelite shënjestruan lagjen Tal al-Hawa të qytetit të Gazës dhe Spitalin al-Quds të Gjysmëhënës së Kuqe, ku qindra familje u strehuan duke kërkuar mbrojtje nga bombardimet izraelite.

Bombardimi gjithashtu shkatërroi dhjetëra shtëpi dhe ndërtesa banimi në të gjithë Rripin, raportoi WAFA.

Ai tha se spitalet Nasser dhe Abu Yousef al-Najjar në jug nuk janë më në gjendje të ndihmojnë të plagosurit pasi ata u dëmtuan nga sulmet.

Ushtria izraelite pretendon se një komandant i lartë ushtarak i Hamasit, i cili drejtoi operacionet ajrore të grupit në qytetin e Gazës, është vrarë në sulmet ajrore izraelite.

“Murad Abu Murad u vra gjatë ditës së kaluar kur avionët luftarakë goditën një qendër operacionale të Hamasit nga ku grupi kreu “aktivitetin e tij ajror”, tha ushtria.

Po ashtu mediat izraelite thonë se janë arrestuar mbi 230 anëtarë të Hamasit në disa lokacione në Bregun Perëndimor që nga fillimi i operacionit.

Në mesin e të arrestuarve, shton Jerusalem Post, ka edhe dy eksponentë kryesorë të organizatës terroriste, Sheikh Adnan Asfour dhe Ahmed Awad, të kapur në Nablus.

Palestinezët luftojnë për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga sulmi ajror izraelit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme