Lulzim Basha voton në Tiranë, vajza Dafina ushtron për herë të parë të drejtën e votës

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka votuar sot në qendrën e votimit nr. 13 në Tiranë, i shoqëruar nga vajza e tij Dafina, e cila votoi për herë të parë.

Në një deklaratë pas votimit, Basha përcolli një mesazh për qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë, duke i ftuar të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.

“Ju uroj një ditë të paqtë të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe u bëj thirrje t’i drejtohen kutive të votimit për të ushtruar një të drejtë që është luftuar kaq shumë të drejtën për të zgjedhur. E kam këtë ftesë veçanërisht për brezin e ri në këtë ditë shumë të veçantë për mua, ku vajza ime Dafina voton për herë të parë. I them brezit të ri: sot keni një të drejtë të çmuar për të ushtruar. Dilni nga shtëpia, rezervoni pak kohë dhe votoni për veten tuaj, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj. Besoni tek Shqipëria, besoni tek vetja juaj, besoni tek e ardhmja”, u shpreh Basha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme