Lushnja gati për fillimin e vitit të ri shkollor, 17 godina arsimore të rikonstruktuara

Lushnja është një ndër bashkitë me numrin më të madh të objekteve arsimore me standarte të mira akomoduese. Nga 46 godina që janë në territorin e saj, 17 prej tyre janë rikonstruktuar dhe 2 të tjera janë në proces pune.
Drejtori i Qendrës Arsimore në bashkinë Lushnjë thotë se nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Skënder Libohova” dhe shkollës së Golemit janë sistemuar në shkolla të tjera.
Këtë vit janë gjithsej 7047 nxënës të arsimit parauniversitar në shkollat e qytetit të Lushnjës, nga të cilët 1375 në gjimnaz, 5672 në arsimin 9 vjeçar dhe në klasat e para 383 nxënës.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




