Maduro del nesër para gjykatës amerikane në New York, do njihet me akuzat që rëndojnë ndaj tij

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, pritet të dalë para gjyqit federal në Manhattan të NewYork-ut të hënën në mesditë për t’u njohur zyrtarisht me akuzat kundër tij.
Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u kapën nga forcat amerikane gjatë një operacioni ushtarak para agimit të së shtunës në Caracas.
Ata u transferuan menjëherë në New York për t’u përballur me akuzat për “narko-terrorizëm”, lidhur me trafikimin e dyshuar të tonelatave të kokainës drejt Shteteve të Bashkuara.
Këto akuza bazohen në një aktakuzë të vitit 2020, e cila u zgjerua së fundmi, duke përfshirë akuza për trafik kokaine, posedim armësh të paligjshme dhe lidhje me grupet kriminale.
Operacioni ushtarak amerikan, i cili përfshiu sulme ajrore për të çaktivizuar mbrojtjen venezueliane, ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare, me protesta dhe akuza për ndërhyrjen në Venezuelë.
Situata në Venezuelë mbetet e tensionuar, ndërsa presidenti Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja do të ndihmojë në drejtimin e vendit deri në një tranzicion të sigurt teksa Maduro mbahet aktualisht në një qendër paraburgimi në Brooklyn.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




