Maduro: I hapur për dialog me Biden

Venezuela ka përsëritur gatishmërinë për të hapur një proces të ri dialogu me administratën e Joe Biden, por me kushtin që të respektohet vetëvendosja e popujve, deklaroi dje presidenti venezuelian, Nicolas Maduro.
“Ne jemi gjithmonë në favor të dialogut, por ajo që ndodh është se kjo interpretohet si dobësia apo si lutja jonë, ndërkohë që nuk është as njëra dhe as tjetra”, shtoi Maduro.
“Populli i Venezuelës tashmë është provuar mjaftueshëm në të kaluarën për dinjitet dhe guxim për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se si qëndrojnë gjërat”, theksoi ai.
“Kush dëshiron të dialogojë me ne duhet thjesht të dijë se jemi në dispozicion për një dialog të hapur, përfshirë edhe gjetjen e një mënyre për të jetuar së bashku. Asnjë qeveri nuk duhet të vendosë rregulla për një qeveri tjetër, por duhet të respektojë të drejtën e vetëvendosjes, sepse bota e shekullit XXI duhet të jetë ajo e respektit të kësaj të drejte që kanë popujt”, përfundoi presidenti venezuelian, Nicolas Maduro./ANSA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



