Mahrez shtang Çelsin, Siti i afrohet Arsenalit

Manchester City bën goditjen e tij në transfertë për të rrëzuar Chelsean 1-0 në sfidën e së enjtes në Premier League. Një gol i Mahrezit në pjesën e dytë i mjaftoi skuadrës së Guardiolës për të kapërcyer lojtarët e Potter në Stamford Bridge dhe për të shkurtuar largësinë në pesë pikë nga lideri Arsenal. Nga ana tjetër, momenti i keq i bluve vazhdon, të dhjetët në klasifikim, tetë pikë larg zonës së Europës.
Goditja e parë është për vendasit, me Pulisic në minutën e 19-të, Haaland përgjigjet në minutën e 38-të, por gjuan lart. Një minutë nga fundi i pjesës së parë, Chelsea pati një rast të mirë, por gjuajtja e Chukëuemeka u ndal nga shtylla.
Në fillimin e pjesës së dytë ishte radha e miqve që të godasin shtyllën me Akè. Goli mbërriti në minutën e 63-të: gjithçka e lehtë për Mahrez që goditi në portën e zbrazët me një asistim të Grealish. Chelsea tentoi të nisë sulmin final por nuk mjafton, të dielën në Mançester përsëritet sfida në FA Cup.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




