Mali i Pashtrikut, prefekti Geca: Të shpallet Zonë e Mbrojtur

Mali i Pashtrikut është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në Qarkun Kukës, pjesë e Bashkisë Hasit.
Prefekti i Qarkut Kukës, Agron Geca ka kërkuar që ky mal të shpallet Zonë e Mbrojtur.
“Pashtriku është një zonë më një histori shumë të madhe, një trashëgimi kulturore. Gjysma është në territorin shqiptar ndërsa gjysma tjetër në atë të Kosovës. Pjesa nga Kosova është Zonë e Mbrojtur ndërsa sugjeroj edhe nga jonë shpalljen e saj si Zonë e Mbrojtjes.
Geca thekson se Mali i Pashtrikut përveç bukurive natyrore mbart dhe vlera historike e fetare.

Pashtriku është zonë e famshme malore në rrethin e Hasit që dallon për shkëmbinjtë e mëdhenj gëlqeror që i japin një pamje shumë të bukur malit.
Majat e malit të Pashtrikut formojnë kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, ku përgjatë tyre kalon dhe lumi Drini i Bardhë.
Gazetare: Shkurte Elezaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




