Mali i Zi dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Sociale | 4 vite më parë

Në Podgoricë të Malit të Zi u nënshkrua marrëveshja administrative në fushën e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, njofton ATSH.

Pala shqiptare përmes kësaj marrëveshje do të sigurojë përfitimin e disa shërbimeve, si pensionin e pleqërisë, përfitimet e barrëlindjes, pensionin familjar, atë të invaliditetit etj.

Mbrojtja, gjithashtu siguron dhe mbulon periudhat e pagesës së kontributeve ose periudhave të barasvlershme, të njohura nga ligjet e secilit prej dy shteteve.

Janë rreth 2500 shtetas shqiptarë, kryesisht sezonalë, të cilët punojnë në vendin fqinj dhe që parashikohet të përfitojnë nga kjo marrëveshje, e cila pasi të kalojë të gjitha proceset teknike, do të kërkojë edhe ratifikimin nga parlamentet respektivë për të hyrë në fuqi.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore po intensifikon punën për të rritur numrin e marrëveshjeve dypalëshe, që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë.

( Sipas ATSH )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme